HomeLajme

Basha: S’ka takim me Edi Ramën

Luzlim Basha nuk pranon ftesën për dialog të bërë nga Edi Rama. Kryedmeokrati nga selia e PD-së tha se takimi i vetëm që ai mund të bëjë është me qindra mijëra shqiptarë në 16 mars.

“Takimi i vetëm që unë kam është ai me qindra dhe mijëra shqiptarë me datë 16 Mars në protestën e madhe kombëtare, natyrisht edhe takime të tjera para Asamblesë së Krimit që ka uzurpuar ndërtesën e Kuvendit”, tha Basha.

I pyetur se pse nuk pranon ftesën për dialog, Basha u përgjigj: “Me kë të dialogësh? Me Rrajën? Me Qyrbjen? Me kë? Apo me Vangjush Dakon? Nuk bëhet fjalë vetëm për një përplasje mes partish, bëhet fjalë për fatin e shqiptarëve. Mund të vazhdohet më kështu? Me një qeveri të kapur në flagrancë duke vjedhur votat”./ Opinion.al


TË NGJASHME