HomePolitikë

Basha takim me kryetaren e CDU: Mirënjohje që mbështesni programin e PD-së

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka marrë pjesë sot në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel, ku dhe është takuar me kryetaren e CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer.

Ka qenë vetë Basha që e ka bërë të ditur lajmin, i cili shprehet mirënjohës për mbështetjen e saj në hartimin e programit të PD-së.

‘Në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane në Bruksel pata nderin të takohem me Znj. Annegret Kramp-Karrenbauer kryetaren e CDU. Në emër të PD shpreha mirënjohjen për mbështetjen e partisë sonë simotër CDU në hartimin e programit tonë ekonomik dhe modernizimin e PD’, shkruan Basha.


TË NGJASHME