HomePolitikë

Basha takimi me ambasadorin e BE: Jemi për zgjedhje të parakohshme

Mëngjesin e sotëm kreu i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi një takim me ambasadorin e BE Luigi Soreca.

Në përfundim të takimit përmes një prononcimi për mediat në selinë e PD-së, Basha shprehet se opozita vijon t’i qëndrojë kërkesës për zgjedhje të parakohshme.

“Gjithë beteja jonë është që zgjedhjet e parakohshme të behen sa më shpejt. Që të zgjedhin parlamentin që duan, bashkinë që duan, për të ndalur gremisjen e vendit. Për t’i dhënë shqiptarëve një qeverisje që i jep mundësi ekonomike dhe punësim,” shprehet kryedemokrati.

“Kriza politike është krijuar nga mentaliteti i KÇK-së që është qeveria që vepron si e tillë. Nuk kanë ndryshuar ndonjëherë qëndrimet tona për të bërë një lajm të përditshëm. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me ato lokale nuk janë dëshira të Lulzim Bashës dhe PD, por është detyrim për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza.

Beteja është t’i japim shqiptarëve mundësinë të zgjedhin nëpërmjet zgjedhjeve të lira. Për ne reforma administrative është e dështuar. Nuk ka prodhuar ato që u premtuan por më pak shërbime, taksa më të larta, militantë të punësuar. Në shërbim të zgjidhjes së krizës duhet të shihen edhe këto.
Po bëjmë çdo përpjekje s’do të ketë asnjë pengesë por një angazhim total për të përfunduar Reformën Zgjedhore në 15 mars,’’- tha Basha.

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME