HomePolitikë

Basha takon banorët e prekur nga tërmeti: Janë strehuar në hotelet e Llixhave të Elbasanit

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ishte në Elbasan ku ka vizituar banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilët janë strehuar në hotelet e Llixhave.

Basha ka thënë se hotelet e Elbasanit kanë hapur dyer për familjet e dëmtuara, ndërkohë që pohoi se 60 të parët kanë gjetur strehim.

“Hotelet në Llixhat e Elbasanit kanë hapur dyert për familjet e goditura nga tërmeti dhe janë gati të  akomodojnë qindra njerëz në nevojë. 60 të parët kanë ardhur prej dy ditësh, kryesisht nga Durrësi.

Jam i prekur dhe thellësisht mirënjohës për zemërgjerësinë bujare dhe dhembshurinë njerëzore të hotelierëve dhe personelit të hoteleve. Kjo është Shqipëria e vërtetë e njerëzve me zemër të madhe!” thekson Basha.

Basha-Elbasan1
Basha-Elbasan11
Basha-Elbasan111

TË NGJASHME