HomeSociale

Basha: Të trefishohet paketa e ndihmës për koronavirusin

Kryedemokrati Lulzim Basha në një video konferencë për mediat me gazetarët, në lidhje me situatën për koronavirusin, deklaroi se qeveria çon paratë nëpër koncesione dhe jo për këtë situatë emergjente

“Situata është kritike. Ka fjalë të mëdha dhe nuk ka vepra. Kosova ka vënë në dispozicion 170 mln euro, kurse Shqipëria ka vënë në dispozicion një të tretën e kësaj shume, edhe pse ka buxhet 2-fish më shumë se Kosova. Bizneset janë në panik. Të vendosen fonde mjaftueshëm për biznesin. Janë të shumtë shqiptarët në vështirësi ekonomike. Si do ta shtyjnë? Absolutisht për t’u përshëndetur dyfishimi i ndihmës sociale, por janë hequr plot familje nga ajo listë.

Nuk ka xhiro për bizneset, nuk ka fitim. Paketa duhet të trefishohet. Një media ka bërë publike sesi është hapur tender për blerje qeleshesh. Kjo tregon gjendjen mendore të rëndë të qeverisjes. Duhet të mos dëgjojmë më raste si nëna në Vlorë, që thoshte ha bukë me sheqer. Të varfërit janë pa ushqime sot”, tha Basha.

Basha ndërsa tha se duhen bërë më tepër testime nga se janë bërë deri më tani, shtoi se duhet të merren masa, në mënyrë që shqiptarët të kenë kushtet bazë, mos t’ju mungojë ushqimi, të kenë minimumin financiar për të jetuar në mënyrë normale.

Më tej Basha ka kërkuar që qeveria po ashtu duhet të bëjë edhe transparencën për këtë situatë.

Do kërkojmë përgjegjësit pse u vonuan masat, por nuk është koha tani. Tani është koha për të përqëndruar energjitë tona në kalimin me sukses, me sa më pak viktima të kësaj epidemie. Shqipëria nuk ka transparencë. I kërkoj qeverisë që të bëjë transparencën. Sa pika testimi do të hapen, të na thotë qeveria. Ekspertët na kanë thënë se një test vlen 3-4 euro. Testimi duhet të bërë sa më masiv.

Është shumë më pak se shumat marramendëse sesa kontratat e tenderave. Është hapur një tender për zyrat e Spitalit të Traumës. Nuk është prioritet kjo, por jeta e personelit. Duhen pajisje testuese. Duke qenë këta mangësi, mjekët rrezikohen shumë. Të ndryshojë rrënjësisht përqasja e këtyre 3 javëve. Është e domosdoshme që sakrifica e shqiptarëve të mos shkojë kot”, deklaroi Basha.

Kreu i PD ka falënderuar mjekët dhe infermierët që shkuan në Itali për të dhënë kontributin e tyre në spitalet ku ka një situatë të rënduar nga koronavirusi. Por, nuk la jashtë vlerësimit dhe falënderimit edhe mjekët e infermierët në vend.

“Dua t’i falënderoj ata mjekë e infermierë që po mbështesin mjekët në Itali. Ju uroj punë të mbarë dhe uroj që kthehen shëndosh e mirë. Dua të falënderoj me mijëra mjekë e infermierë të larguar 2-3 vitet e fundit. Dua të kërkoj vëmendjen maksimale për mjekët dhe infermierët këtu që janë në gjendje stresi konstant. Shpërblimi financiar s’duhet të mungojë. E gjithë shoqëria është në një borxh me ta. Kanë kryer akt të pashembullt.
Vazhdojnë të kryejnë akte heroizmi të panjohura për shumicën e njerëzve.
Dje ishte kryer një operacion tek ‘Shefqet Ndroqi’ për të shpëtuar jetën e një 19-vjeçareje. Dua të përshëndes të gjithë ekipin e mjekëve. Dua të përshëndes me qindra e mjekë për sakrificën e tyre të përditshme në këto kushte të vështira. Meritojnë mbështetjen tonë, mbështetjen e qytetarëve. I bëj qeverisë thirrje t’i japë mbështetje totale. Kapacitete mbrojtëse, testimi, duhet urgjentisht që kapacitetet shëruese të vihen në funksion që të përballohet fluksi në rritje në spitalet tona”, tha Basha.

Ndërsa sai takon temës së të moshuarve Basha tha se tha se një ndër propozimet eopozitës është dhe dhënia e parave cash në dorë.

“Ka disa mënyra se si mund të ndihmojmë të moshuarit. Duhet të jenë në qendër të vëmendjes. E pafalshme që të kenë mungesë likujditeti. Zgjidhja e menjëhershme është që të gjithë kenë likujditet. Të gjithë duhet të përfitojnë para cash nga paketa ekonomike. Një nga modelet që po përdoret në disa vende është caktimi i një orë të veçantë të daljes së moshave të treta. Ky është një model që s’ka pse mos të shqyrtohet. S’jam ekspert i kësaj fushe e s’marr përsipër të bëjë atë, por kjo moshë duhet të ketë vëmendje të duhur dhe pa burime financiare sic po shohim dhe dëgjojmë.”, pohoi Basha.

Basha tha se duhet të rishikohet akti normatim i miratuar nga qeveria në kuadër të kësaj situate për shkak të pandemisë së COVID-19.

“Aplikacioni nuk ka qenë funksional, këtë e pranoi dhe kryeministri. Duhet të thuhet troç dhe të shihen masat. E-Albania s’ka funksionuar dhe s’funksionon as sot. Nëse qytetarëve u kërkohet një kufizim i tillë, atë 1 orëshin, ta përfitojnë realisht. S’ka rrugë tjetër që të mbash përhapjen e virusit, distancomi social. Ndaj këto masa duhet të merreshin më para se u morën. Distancimi social vjen dhe me dhimbje të mëdha sociale, ekonomike e psikologjike. E di se sa e vështirë është bërë jeta juaj pas këtyre 3 javëve. Duhet të tregojmë më mirëkuptim. Bashkëshortët me njëri-tjetrin, më fëmijët, me të moshuarit, kjo është situatë realisht e jashtëzakonshme. Në emër tim, në emër të PD, dua të përsëris, apelin, thirrjen, ndaj qeverisë që mos t’i lërë këta njerëz vetëm. S’ka rrugë tjetër për të bërë këtë, përveçse injektimin e parave tek ato familje si fillim, që janë në nevojë. Nuk është e vështirë, është e mundur. Akti normativ duhet të rishikohet që të gjithë personat që kanë nevojë, të ndihmohen. Akti fillon nga 1 prilli, tani thonë se do mbulohet dhe një pjesë e marsit. Kjo është mungesë transparence. Çfarë do bëhet me këta njerëz që nuk kanë kursime?! Është koha që gjithsecili të bëjë detyrën e vet. Asnjë familje në nevojë mos të privohet për gjëra bazike.”, tha Basha.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME