HomePolitikë

Basha thirrje qeverisë: T’i shkojmë në ndihmë njerëzve

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka bërë thirrje qeverisë që të nisë sa më shpejt procesin e vlerësimit dhe të ndihmojë njerëzit e prekur nga tërmeti.

Nga Sukthi Basha tha se një javë pas tragjedisë së 26 nëntorit, janë 500 inxhinier në vend që duhet të organizohen për të inspektuar ndërtesat.

Kreu i PD-së tha se ndërtesat duhet të studiohen dhe se shërbejnë si provë materiale për ata që kanë përgjegjësi.


Angazhimi i burimeve njerëzore do të përshpejtonte procesin e vlerësimit dhe do të jete një pasqyrë të qartë të dëmit. Pastaj vjen faza tjetër, si do ta rikuperojmë këtë dëm. Propozimi ynë është i qartë. Propozimi ynë është i qartë. Ti çojmë paratë tek njerëzit që kanë nevojë, të shmangim abuzimet. Të gjitha fshatrat rreth e qark kanë pësuar dëme, kush më shumë e kush më pak. I bëj thirrje qeverisë të jetë në krye të detyrës, nuk jemi në garë, mos ta konsiderojë garë propozimin e opozitës, po të marrë inxhinierët t’i çojë në terren, nuk p[koha. Njerëzit janë në nevoja të jashtëzakonshme, për një batanije. Foshnje që flenë në makinë. Dhe nuk është një familje po janë shumë. Boll me llafe, boll më me shfaqje, kjo situatë ka nevojë për veprime konkrete. T’i shkojmë në ndihmë njerëzve, nuk ka kohë për manovra, për llafe. Të kalojmë fondet nga oligarkët te njerëzit në nevojë. Gjëja e parë që duhet bërë eshtë të studiohet çdo objekt që duhet shembur. Ndërresat e shembura duhet të shërbejnë si provë materiale, kjo nuk mund të kalojë pa përgjegjësi”, tha Basha.



TË NGJASHME