HomePolitikë

Basha thirrje qytetarëve nga Ura Vajgurore: Bashkohuni në protestë me 16 mars, për hallet tuaja

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Korça ka vijuar takimin e rradhës me qytetarët në Urën Vajgurore. Ai i ftoi të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e protestës në 16 Mars sepse ka ardhur koha e ndryshimit.

“Njëra rrugë është të pranosh fatin kokëulur dhe të nisesh për emigrim. Por unë kam ardhur për t’ju treguar rrugën e dytë, që të çlirojmë ekonominë duhet të ulim taksat. Po për këtë ka vetëm një peng, eshtë ai që duhet hequr. Ne kemi vendosur të hedhim hapin e radhës dhe për këtë lamë Kuvendin. Këtë herë ama duhet të vendosi populli. Nëqoftëse jeni dakort, kam një kërkesë për ju, bashkohuni në protestë në 16 mars, bashkohuni për hallet tuaja.”, tha Basha.


TË NGJASHME