HomeSociale

Basha tjetër thirrje qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ka bërë thirrje qeverisë që të akordojë shpërblim financiar edhe për punonjësit e policisë që  janë në krye të detyrës.

Basha u kërkon qytetarëve bashkëpunim për të kaluar me sa më pak pasoja situatën e krijuar nga koronavirusi në vendin tonë.

“I bëj thirrje qeverisë që të akordojë shpërblim financiar për punonjësit e policisë në krye të detyrës dhe u kërkoj qytetarëve bashkëpunim, mirëkuptim e mbështetje për ta,në mënyrë që bashkarisht dhe duke u mbështetur tek njeri-tjetri ta kalojmë këtë situatë me sa më pak dhimbje,”-shprejet Basha.

Postimi i plotë

Mbështes plotësisht kërkesën e drejtë të Sindikatës së Policisë për shpërblim suplementar për punonjësit e policisë.

Ashtu si çdo qytetar i këtij vendi jam dëshmitar për kushtet e vështira në të cilat ata po punojnë. Pas personelit shëndetësor, punonjësit e policisë janë në vijën e parë dhe ndër më të ekspozuarit ndaj rrezikut. Ata janë në shërbim me dhe pa orar në të gjithë vendin.

I bëj thirrje qeverisë që të gjejë mundësinë për të akorduar shpërblim financiar për punonjësit e policisë në krye të detyrës, dhe u kërkoj qytetarëve bashkëpunim të plotë dhe mirëkuptim e mbështetje për punonjësit e policisë në mënyrë që bashkarisht dhe duke u mbështetur tek njeri-tjetri ta tejkalojmë këtë situatë me sa më pak dhimbje.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME