HomePolitikë

Basha tregon planin për të rimëkëmbur bizneset e vogla

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me biznese të vogla në Tiranë.

Basha ka theksuar se pandemia ka shkaktuar dëme të mëdha tek biznëset, ndërsa xhirot në këto biznese janë në ulje drastike.

Lulzim Basha shprehu bindjen se makthi i biznesve do të marrë fund, pasi ai dhe opozita kanë vullnetin për të mos çuar paratë e buxhetit të shtetit tek 5 oligarkë.

“Shqipëria nuk do të jetë më e 5 oligarkvë, por e të gjithë shqiptarëve. Paratë e buxhetit Do të shkojnë për të mbështetur biznesin e vogël jo thjesht me një mbështetje të fuqishme, me një paketë fiskale si ajo që kemi propozuar me 0.5 % të xhiros vjetore, e vetmja taksë, asnjë taksë tjetër lokale e qendrore. Mbi të gjitha, duke i çliruar nga makthi i tatimorëve, duke i futur tatimorët në garnizon, përmes një moratoriumi në vitin tonë të parë të qeverisjes dhe, pas kësaj, asnjë kontakt fizik midis inspektorëve të shtetit dhe biznesit të vogël apo biznesit në tërësi.

Ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga ky makth i gjatë, buxheti dhe taksat duhet të shkojnë te shqiptarët, te nxitja e konsumit. Qeveria nuk mund t’ju japë lëmoshë por duhet t’i dëmshpërblejë, duhet ndryshim i thellë. Në kemi program që ndihmon njerëzit, do ndihmojë biznesin prodhues e sipërmarrjen”, theksoi Basha.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME