HomeSociale

Basha: Unë jam krenar për Klevis Balliun

Lulzim Basha ndodhet sot në një takim me të rinjtë e  qytetit të Pogradecit. Gjatë fjalës së tij, zoti Basha tha se  pa lirinë e votës nuk ka punësim, nuk ka mirëqenie. Sipas tij Edi Rama mban pranë vetes të pashkollë, milionerë me katër klasë.

“Edi Rama ka shkatërruar sistemin arsimor dhe se ai investon tek injoranca. Shembulli i Edi Ramës për rininë, je trafikant? Bëhesh deputet. Ai është i rrethuar me kriminelë. Dështakët kanë frikë nga suksesi dhe nga të suksesshmit. Nuk është rastësi që Edi Rama e ka rrethuar veten me kriminelë, me të pashkollë, milionerë me katër klasë. Vetëm në Shqipëri bën vaki. Për një arsye të thjeshtë, sepse ka frikë nga të shkolluarit, ka frikë nga të aftit, ka frikë nga talentet. Prandaj ka shkatërruar edhe sistemin arsimor. I shërben injoranca. Një njeriu të paaftë, të dështuar, që 6 vite nuk vendosi një tullë në ekonominë, në demokracinë e në shtetin ligjor shqiptar, por shkatërroi shumë investime 29 vjeçare, një njeriu të tillë i bëjnë hije të rinjtë e kualifikuar, të rinjtë e arsimuar.

Si është më lehtë ta sundosh dhe ta shtypësh një popull, kur është injorant apo kur është i arsimuar? E pra, pyetja është e qartë, edhe përgjigja e Edi Ramës është e qartë. Investon tek injoranca, investon tek injorantët. Do që ta mbajë rininë injorante dhe të paditur. Por nuk ka për t’ia dalë dot. Kjo kryengritje demokratike ka një qëllim: ta çlirojë Shqipërinë nga qeverisja e lidhur me krimin, ta çlirojë ekonominë nga oligarkët dhe korrupsioni galopant, përmes kthimit të lirisë numër 1, pa të cilën nuk mund të ketë as liri, as mundësi të tjera.

Kush thotë të kundërtën gënjen, pak rëndësi ka në çfarë gjuhe e thotë. Prej 6 vitesh na mbyllet dera e Europës. : Kushdo që thotë të kundërtën gënjen, pak rëndësi ka në çfarë gjuhe e thotë, gënjen. Dhe shqiptarët janë të zgjuar, nuk i pranojnë, as nuk i hanë gënjeshtrat. Ka 6 vite që na mbyllet dera e Europës dhe ne e dimë të gjithë se pse. Sepse në vend që ta luftojë krimin, qeveria lidhet me krimin. lidhet me krimin që të mbajë pushtetin edhe kur populli do që ta largojë me votë.

Lidhet me krimin dhe oligarkët që të kapë ekonominë dhe të pasurohet në kurriz të njerëzve të ndershëm, madje modelin e krimit e ka sjellë edhe në universitete. Klevis Balliu mbahet në burg me urdhër politik se iu doli në mbrojtje banorëve që po iu shembet banesa. Unë jam krenar për Klevis Balliun dhe ju bëj thirrje që duhet ta tregojmë veten fuqimisht,  të shtunën më 11 Maj në Tiranë”, tha Basha.


TË NGJASHME