HomePolitikë

Basha uron Mitsotakis për fitoren: Fillim i ri, inspirim edhe për Shqipërinë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka uruar kreun e partisë ‘Demokracia e Re’, Kyriakos Mitsotakis për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u bënë ditën e djeshme në Greqi.

Përmes një postimi në twitter, ai shprehet se fitorja e Mitsotakis është inspirues për triumfin e vlerave europiane në Shqipëri dhe në rajon.

Urime për Kyriakos Mitsotakis dhe ‘Demokracia e Re’ për fitoren e thellë! Votimet e sotme shënuan një fillim i ri për Greqinë, inspirues dhe shembull për triumfin e vlerave europiane si për Shqipërinë ashtu edhe për pjesën tjetër të rajonit!’, shkruan Basha.


TË NGJASHME