HomePolitikë

Basha vjen me një mesazh të fortë pas vizitës në Kosovë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një dokument nga koha kur ai ishte Ministër i Jashtëm, drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për çështjen e ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ndërsa nxori në pah përpjekjet e Shqipërisë 10 vjet më parë për njohjen e këtij vendimi, Basha i bën thirrje për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, si shërbim për qytetarët dhe stabilitetin.

Mesazhi i Bashës:

10 vjet më parë GJND konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Sot është koha për njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kjo i shërben qytetarëve të dy vendeve, paqes dhe stabilitetit të rajonit.

Shqipëria në krah të Kosovës me diplomacinë e saj dhe në koordinim të plotë me partnerët tanë strategjikë ??&??, dha gjithçka për shpalljen e pavarësisë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Së bashku, në krah të njëri-tjetrit, do të përballojmë çdo sfidë e sigurojmë të ardhmen.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME