HomeSociale

Basha zbret në terren, takohet me qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbritur sot në terren ku ka parë nga afër situatën me bizneset për shkak të pandemisë së COVID-19.

Ndërsa ështënjohur dhe me problematikat që i shqetësojnë vetë qytetarët, përmes një mesazhi në “Facebook”, Basha ka ngritur problematikën që po kalon sektori i biznesit për shkak të situatës me koronavirusin.

Më tej ai thekson se janë të shumtë qytetarët që nuk kanë marrë asnjë lekë ndihmë për kohën e kaluar mbyllur në shtëpi.

“Pjesa më e madhe e qytetarëve që takoj në Tiranë i kanë respektuar rregullat e higjienës dhe të distancimit social. Megjithatë shqetësim serioz mbetet situata ekonomike e rënduar nga pandemia e COVID-19. Janë të shumtë qytetarët që nuk kanë marrë asnjë lekë ndihmë për kohën e kaluar mbyllur në shtëpi. Edhe bizneset përballen me vështirësi të mëdha. Mungesa e ndihmës rrezikon mbylljen e shumë prej tyre ndërsa të shumtë janë dhe ata që janë detyruar të heqin të punësuar nga listëpagesat.
Qeveria Rama i la pa ndihmë shumicën e qytetarëve dhe bizneseve. Rinisja e aktivitetit normal është shumë e vështirë për ta tashmë që veç faturave dhe taksave të larta, përballen me uljen e numrit të blerësve dhe ankthin për të ardhmen e pasigurt.
Xhepat e shqiptarëve janë shkundur nga pandemia ekonomike e qeverisë Rama. Asnjë formë propagande dhe cirku qeveritar nuk e fsheh dot pasigurinë dhe varfërinë e tejskajshme që po pllakos në familjet shqiptare.”, shkruan Basha.


K.S/GotaNews


TË NGJASHME