HomePolitikë

Basha zbulon planin e opozitës: Prioritet është ndihma

Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zbuluar nga lagjja numër 7 në Durrës planin e opozitës me 3 pika, në kushtet e gjendjes së emergjencës.

“Po mbushet java dhe prioritare është ndihma, ne mbështesim cdo masë që merret për të ndihmuar dhe po bëjmë çfarë të mundemi në përmes vullnetarëve tanë. Është koha për veprime urgjente, konkrete dhe të mirëkoordinuara. Unë mbrëmë pata takim me ekspertët më të mirë që ka vendi. Kemi 500 specialistë gati për të dhënë kontributin e tyre vullnetar”- tha ai, duke numëruar edhe planin me tre pika që theksoi se do të detajohet së shpejti.

Pyetur për thirrjen dhe ftesën e Ramës për bashkëpunim, Basha tha se “në emër të opozitës e përsëris se mbështesim çdo përpjekje për t’u ardhur në ndihmë banorëve dhe nga ana tjetër po bëjmë çfarë kemi ne në dorë për të ndihmuar, nuk është koha as për shfaqje as për fotografi, as për teatër”.


TË NGJASHME