HomePolitikë

‘Bashës i rrezikohet jeta’, PD: Shantazh nga Lleshaj

Sipas PD-së, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është takuar me punonjësin e Gardës së Republikës Feim Dollapi. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, i ka dërguar një letër ministrit Sandër Lleshaj, në të cilën shprehet se ka qenë shoqëruesi i Bashës, ai që i ka informuar për takimin që është zhvilluar mes tij dhe ministrit të Brendshëm.

Sipas demokratit takimi është zhvilluar të premten në orën 15:00 në zyrën e Lleshajt në ministrinë e Brendshme. Ministri i ka komunikuar badigardit se ka informacione për rrezikun që i kanoset Bashës dhe i ka kërkuar Feim Dollapit një përgjigje verbale nga kreu i PD nëse ka nevojë për masa sigurie shtesë.

Më tej në letër Bardhi i kërkon Lleshajt se pse ky takim nuk ka qenë formal, dhe jashtë standardit profesional. Sipas tij nëse ka një rrezik duhet që takimet të ishin bërë sipas protokollit dhe jo me shoqëruesin e kreut të PD.

64627354_378313273036927_2853703913595469824_n.jpg
64315651_1079657032225324_7246886275452502016_n.jpg

TË NGJASHME