HomeSociale

Bashkëpunëtorë të trafikantit, çfarë iu gjen policia 2 lazaratasve

Policia e Gjirokastrës kreu mbrëmjen e kaluar një aksion kundër emigrantëve të paligjshëm, duke ndaluar trafikantin që kishte futur në territorin shqiptar gjashtë shtetas sirianë, si dhe dy bashkëpunëtorët e tij.

Përveç trafikantit 20-vjeçar nga Memaliaj, në pranga kanë rënë edhe dy shtetasit nga Lazarati, të cilëve gjatë kontrollit në banesa iu është gjetur edhe drogë.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Gjithashtu ndalohen dy shtetas të tjerë si të dyshuar për bashkëpunim dhe për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi:

P.B., 20 vjeç, banues në Memaliaj, pasi:

Në aksin rrugor Gjirokastër – Tepelenë, u kap duke transportuar me automjetin e tij, 6 shtetas nga vendet e treta kundrejt pagesës, si dhe u ndaluan si të dyshuar për bashkëpunim shtetasit S.B. 26 vjeç dhe A.B, 21 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasve S.B. dhe A.B. u gjetën fidanë kanabisit të kultivuar në oborrin e banesës së tyre.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme.


TË NGJASHME