HomeShowbiz

Bashkëpunim? Fotoja e Capital T dhe Mozzik që po çmend rrjetin

Në rrjet po qarkullon një foto e dy reperëve më në zë të momentit, Capital T dhe Mozzik, të cilët kanë pozuar së bashku në dasmën e mikut të tyre të përbashkët.

Ata shfaqeshin duke buzëqeshur, të veshur me kostume serioze, teksa shoqëroheshin edhe nga dy djem të tjerë.

Mirëpo, thjesht një foto është dashur që fansat të aludojnë për një bashkëpunim mes tyre.

Foto e dy reperëve po përhapet ngado dhe tashmë të gjithë po kërkojnë një projekt nga Kapo dhe Mozzik.

Fansat shprehen në komente të shumta se bashkëpunimi i tyre do të ishte projekti më nam që mund të realizohej.

Ende nuk kemi asnë lajm të tillë nga dyshja, megjithatë pas kërkes së madhe nga fansat, mund të na vijë ndonjë surprizë, ku i dihet!


TË NGJASHME