HomePolitikë

Bashkëqeverisja, Rama ka një ftesë për qytetarët

Kryeministri Edi Rama në takimin e përjavshëm me platformën e bashkëqeverisjes foli edhe për problemet e qytetarëve me pronat dhe dokumentet përkatëse. Ai tha se me shkrirjen e Hipotekës me ALUIZNi-n në një agjenci të vetme, jo vetëm do të reduktohen burokracitë, por kjo do të shtojë fleksibilitetin dhe efektshmërinë tek nevojat e shqetësimet që kanë qytetarët.


Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos lejojnë njeri “që t’i shikojë nga xhepi”, por të raportojnë në shqipëriaqëduam.al.


Sot nuk kemi më Hipotekë dhe ALUIZNI të ndarë, por një agjenci e cila sapo ka filluar bashkimin në një. Mos prisni, mos lejoni t’u shikojnë nga xhepi, mos kërkoni deputetin e krushkun, por thjesht një klik në Shqipëriaqëduam.al dhe menjëherë keni qeverinë në krahun tuaj. Qeveria është një instrument në dorën e çdo qytetari”, tha Rama.


TË NGJASHME