HomeShowbiz

Bashkëshortja ja mbajti të fshehtë, këngëtari i famshëm do të bëhet baba

Ed Sheeran dhe bashkëshortja e tij Cherry Seaborn janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ylli i “A-list” do të bëhet baba këtë verë pasi 28 vjeçarja e mbajti shtatzëninë e fshehtë gjatë izolimit nga koronavirusi, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Sipas burimeve të ‘The Sun’ çifti janë shumë të gëzuar.

“Ata janë shumë të entuziasmuar por po i mbajnë gjërat sa më private’, tha burimi. Cherry është tashmë në muajin e fundit të shtatzënisë. Një burim shtoi se çifti nuk është parë shumë në publik pasi e kanë kaluar kohën të izoluar në shtëpinë e tyre në Suffolk.

Kujtojmë se se këngëtari britanik lajmëroi se do të shkëputej nga muzika Krishtlindjen e vitit të kaluar, ndërkohë që miq të tij zbuluan se ai do ta shfrytëzonte kohën për të nisur një familje me Seaborn.

Ed Sheeran

TË NGJASHME