HomeSociale

Bashkia e Peqinit lë 3 muaj pa rroga punonjësit e saj, ja arsyeja

Rreth 180 punonjës të Bashkisë së Peqinit prej 3 muajsh nuk kanë marrë pagat e tyre. Mosrealizimi i mbledhjes së detyrimeve e ka çuar Bashkinë e Peqinit në një gjendje të vështirë financiare me të cilën është përballur kryetari i ri, menjëherë pas marrjes së detyrës.

Në ditët e para pas konstituimit administrata e Bashkisë së Peqinit ka nisur intensivisht punën në mbledhjen e të ardhurave me shpresën që në muajin shtator do të paguhen pagat e punonjësve për muajin gusht, ndërsa për detyrimet e prapambetura Bashkia shpreson në një ndihmë nga ana e qeverisë, qoftë edhe në akordimin e grantit në muajin janar të vitit 2020.


TË NGJASHME