HomePolitikë

Bashkia e Tiranës lule tek shtatorja e Ismail Qemalit. 100-vjetori i ndarjes nga jeta të atit të Pavarësisë

Me rastin e 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të atit të PavarësisëShqipërisë, Bashkia e Tiranës vendosinderim të Tij buqeta me lule pranë shtatores së Ismail Qemalitbulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ashtu siç është kthyer tashmë në traditë nderimi i personaliteteve më të larta të vendit, roja e nderit e Bashkisë së Tiranës u vendos pranë monumentit.

Kryebashkiaku Veliaj shkruan se në nder të autorit të pavarësisë dhe themeluesit të shtetit tonë modern, sot do të vendosen lule në monumentin e tij dhe aktivitete në të gjithë Tiranën për të kujtuar veprën e plakut të urtë!

“100 vjetori i vdekjes se Ismail Qemalit – autor i pavaresise dhe themeluesi i shtetit tone modern! Sot lule ne monumentin e tij dhe aktivitete ne te gjithe Tiranen per te kujtuar vepren e plakut te urte. Rrofte Shqiperia”, shkruan Veliaj.


TË NGJASHME