HomeLajme

Bashkia Konispol mbyll përfundimisht procesin e legalizimeve

Bashkia e parë që ka përfunduar procesin e legalizimeve është ajo e Konispolit. Me përmbylljen e këtij procesi, mbeten pa u legalizuar ende edhe rreth 40 banesa të pabanuara, ose që pronarët e tyre janë në emigracion.

“Sot gjendemi në Konispol për të dorëzuar grupin e fundit të lejeve të legalizimit për gjithë territorin e kësaj Bashkie”, tha drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame.

Bashkia Konispol mbulohet nga Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Sarandë. Ajo përbëhet nga Njësitë Administrative Konispol, Xarrë dhe Markat. Në këtë zonë ka patur gjithsej 660 vetëdeklarime. Për periudhën 2006-2013 ishin bërë vetëm 8 leje në Xarrë dhe 0 leje në Konispol. Ndërsa për periudhën 2014-2019 janë bërë 606 legalizime.”


TË NGJASHME