HomePolitikë

Bashkia Tiranë i heq licensën linjës së Unazës, nuk e gjeni më në stacion

Ditën e sotme Bashkia Tiranë i ka hequr licensën kompanisë së transportit publik të linjëz Unaza. Lajmi u konfirmua nga kryebashkiaku gjatë një takimi me administratorët e shkollave, ku shpjegoi se vendimi është marrë pasi kjo linjë nuk përmbush kushtet për të ofruar shërbimin publik. Referuar kështu abùzimeve të denoncùara nga ana e qytetarëve për këtë linjë dhe njëherësh paralajmërim i është dhënë edhe linajve të tjera që operojnë në Tiranë, pasi prej tre muajsh janë nën kontroll të rreptë nga Bashkia.

Kryebashkiaku Veliaj tha:

“Kam qenë shumë i angazhuar gjatë kësaj vere për të bërë disa ndërhyrje në transportin publik. Një prej tyre ka të bëjë me linjat e funksionimit të autobusëve në Tiranë. Kam vendosur që këtë javë t’i heq licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës për një sjellje absolutisht të papërgjegjshme, për abùzim gjatë gjithë kohës së Covidit me justifikimet për të kryer shërbimin. Ky është edhe një paralajmërim për linjat e tjera. Po i vëzhgojmë me shumë imtësi. Për të qetësuar të gjithë qytetarët që përdorin atë linjë, tranzicioni për t’u kthyer në normalitet do të ndodhë përpara vitit shkollor. Në disa prej rrugëve ne kemi filluar të eksperimentojmë ato që i quajmë “rrugë shkollore”, ku, siç ndodh në të gjithë botën, bllokohet ajo rrugicë dhe përdoret në mënyrë këmbësore vetëm nga fëmijët derisa mbaron procesi mësimor. Në disa rrugica të tjera do të bëjmë një rishikim për kangjella, për t’u siguruar që trotuari ku fëmijët hidhen menjëherë nga dera kryesore ka një lloj barriere të mbrojtur derisa shkojnë te vija e bardhë, ose tek semafori.”


TË NGJASHME