HomeSociale

Bashkia Tiranë, kripë dhe skorje gjatë natës në rrugët e ngrira

Punonjësit e BashkisëTiranës kanë nisur punë intensive për mbajtjen hapur të rrugëve në zonat rurale, duke hedhur kripë dhe skorje.

Gjatë natës, punonjësit bashkë me automjetet e vëna në dispozicion nga Bashkia kanë hedhur kripë jo vetëm në zonat rurale, por edhe në rrugët brenda kryeqytetit për të shmangur rrezikun e rrëshqitjes së automjeteve e të qytetarëve.

Rruga “ Lord Bajron”, “Don Bosko”, Shkozë janë disa prej zonave ku Bashkia ka ndërhyrë gjatë gjithë orëve të mbrëmjes.

 


TË NGJASHME