HomePolitikë

Bashkim Fino: Sot janë dy parti të mirë-organizuara, qoftë PS dhe PD

Moderatori i emisionit “A show” në News24, Adi Krasta teksa kishte përballë deputetin e Partisë Socialiste, Bashkim Fino, pas publikimit të përgjimeve të “Bild” për blerjen e votave në Dibër, shpërtheu, duke thënë se kurrë nuk e kishte menduar se Partia Socialiste do të prodhonte liderë hajdutë dhe diletantë.

Fino: Ne Jemi parti solide. Sot janë dy parti të mirë-organizuara, qoftë PS dhe PD.  Po të them se janë parti të organizuar dhe në ketë funksion PS është e mirëorganizuar.

Krasta: Shqipëria nuk ndryshon more, jemi në një tranzicion skandaloz. E ka filluar PD në ’96 dhe përpara dy vjetësh PS, që unë kurrë nuk e mendoja se do të prodhonte liderë hajdutë diletantë, dhe injorantë e narcizistë ka bërë realisht këtë: me një jetë partiake që është bërë zero dhe strukturat që thonë: Po bos, gjithçka është në rregull.

Fino: Ky është mendimi yt. Vendimi i forcave politike është tek populli. E more votën ta gëzosh dhe drejton për katër vjet. Jam i hapur të mirëpres  vendimet  ligjzbatuese për këtë rast, që janë Prokuroria dhe gjykatat,  atëherë po”-tha mes tjerash Fino.


TË NGJASHME