HomePolitikë

Batuta e kryeprokurorit të ri gjatë prezantimit

Kryeprokurori i ri i Përgjithshëm Olsian Çela u prezantua sot në Prokurorinë e Përgjithshme dhe mori detyrën nga paraardhësja në këtë institicion Arta Marku e cila ka qenë edhe shoqe e tij e klasës, fakt që e bëri të ditur në fjalën e saj të fundit si kryeprokurore, Marku.

“Ishte një surprizë e bukur se ndoshta është hera e parë që ndodh kalimi nga një prokuror në një tjetër”, tha Çela.

Teksa kishte probleme me mikrofonin dhe mediat i thanë se nuk dëgjohej, kryeprokurori i ri bëri edhe nje batute ku tha: “e flluam me probleme”.

Me tej ai premtoi se e ardhmja do jetë më e mirë teksa tha se tani duhet një angazhim ndryshe për punën në prokurori pasi ajo ka pësuar ndryshimet më të mëdha me reformën në drejtësi.

“E vlerësoj se sot është më e rëndëishsme se kurrë më parë transparenca që duhet të sigurojmë ndaj medias e publkut si mënyra më e mirë për të rritur besimin e institucioneve tek puna e prokurorise. E falënderoj kryeprokuroren Arta Marku për punën e bërë gjatë këtyre 2 viteve e vlerësoj se e ka bërë në një fazë mjaft të vëshitrë, tranzicioni ku vendi është përballur me probleme të mëdha e delikate. Besoj se ka bërë më të mirën e mundshme në këto kushte.

Tani hyjmë në një fazë të re, ka një konceptim tëresor të shtetit të së drejtës, institucioneve kushtetuese ku prokuroria ka pësuar edher ndryshimet më rrënjësore dhe kërkon një angazhim e konceptim të ri për mënyrën si ky organ do funksionojë. Janë mundësitë dhe mbështetja e kapacitetet për ti dhënë vendit një të ardhme më të mirë, që Shqipëria të bëhet pjesë e famijljes së madhe evropiane ku rezultatet e punës sonë kanë në rëndësi të jashtazakonshme”.


TË NGJASHME