HomeLajmi i Fundit

BB paralajmëron: Kriza e madhe ekonomike do të jetë e pashmangshme në të gjitha shtetet

Banka Botërore bën me dije në raportin e saj të fundit se “kriza e madhe ekonomike do të jetë e pashmangshme në të gjitha shtetet”, ndërsa ka paralajmëruar për “rrezik më të madh” për familjet që varen nga industrië e prekura nga virusi.

Kriza ekonomike nga pandemia e koronavirusit do të përballë me varfëri afro 24 milionë persona në Lindje të Mesme dhe Paqësor.

Aty përfshihet turizmi në Tajlandë dhe Ishujt e Paqësorit, sikurse edhe prodhimi në Vietnam dhe Kamboxhia. Sipas skenarit më të keq, Banka parashikon që pothuajse 35 milionë persona mund të mbesin në varfëri.

Parashikon po ashtu që rritja ekonomike në këto rajone do të ngadalësohet në 2.1 përqind këtë vit, në krahasim me 5.8 për qind sa ishte më 2019.