HomeSociale

BB: Skema e pensioneve në Shqipëri

Sistemet aktuale të pensioneve publike në një periudhe jo shumë të largët do duhet të reformohen totalisht për të shmangur defektet që po shfaqin kudo në botë.

Banka Botërore në një analizë të thelluar globale për vështirësitë që po hasin skemat e sigurimeve nga plakja e popullsie dhe nga mungesa e efikasitetit që disa vende kanë për të mbledhur sigurimet shoqërore.

Shqipëria bashkë më disa vende të Europës Lindore është e ekspozuar edhe nga fenomeni i plakjes së popullsisë që në vetvete sjell rënien e numrit të punonjësve dhe kontributeve në skemat e pensioneve, por edhe nga informaliteti i lartë i punës që gjithashtu përkeqëson deficitin.

Banka Botërore referon se ekonomia informale dhe punësimi informal u rriten në mënyrë dramatike në vende si Shqipëria, Bullgaria, Rumania, dhe Serbia, si dhe në pjesën më të madhe vendet që dolën nga ish Bashkimi Sovjetik, më 2018. Informalizimi në rritje i punës përkeqëson në mënyrë dramatike ekuilibrin midis kontribuuesve dhe pensionistëve.
Kjo ekuilibër rezultoi në deficite të mëdha, madje kur normat e kontributeve ligjore ishin në nivele mbi 20 për qind.

Shumica e vendeve në rajon thjesht nuk ka indeksuar pensionet me inflacionin dhe për të zbutur deficitin kanë rritur në mënyrë periodike pagën minimale.

Për shkak të kolapsit në të cilin do të përfshihen skemat aktuale te pensioneve, disa vende kanë përcaktuar pension të sheshte për të gjithë.
Në Gjeorgji, deri në vitin 2006 pothuajse gjysma e shpenzimeve e skemës së pensioneve u financua nga buxheti i përgjithshëm dhe shumica e njerëzve morën pension minimal.

Parashikimet sugjeruan se një pjesë e madhe në rritje të moshuarve nuk do të kualifikohej as për pensionin minimal. Në vitin 2008, qeveria e Gjeorgjisë kuptoi që sistemi i vjetër nuk ishte më i zbatueshëm. Kështu që pensioni në bazë të kontributeve u zëvendësua me një pension të sheshtë universal. Lidhja midis pagës ligjore, kontributeve dhe përfitimeve nga sistemi kombëtar i pensioneve dështoi. Ky është rasti i parë që një plan “de jure” kontribuues u zëvendësua nga një plan jo-kontribuues. Por nuk ka gjasa të jetë rasti i fundit. Disa vende të Evropës Lindore së shpejti mund të përballen me zgjedhje të ngjashme pasi piramidat e tyre të popullsisë po përmbysen.

Sfida afatgjatë e plakjes së popullsisë për politikën fiskale me të cilën përballet shumica e vendeve me të ardhura të larta janë po aq të frikshme. Në vitin 2016, shpenzimet mesatare të pensioneve në vendet e Bashkimit Evropian (BE) tejkaluan 10 për qind të GDP. Kjo normë është shumë e lartë kur krahasohet me nivelet në vendet me të ardhura të ulëta të mesme.

Në Japoni, plakja e shpejtë e popullsisë gjatë 50 viteve të fundit e ka bërë modelin kontribuues gjithnjë e më të vështirë në një ambient pa rritje ekonomike. Autoritetet japoneze me ligj kanë përcaktuar që një pjesë të ardhurave nga TVSH-ja të përdoren për të financuar pensionin bazë në masën 50%.

Gjermania tani po përballet me presione të ngjashme demografike si Japonia dhe po përshtat financimin e sistemit të sigurimeve shoqërore në përputhje me rrethanat.

Shembujt më të vjetër të vendeve që zgjodhën të financojnë sistemet e pensioneve nga buxheti i përgjithshëm janë Australia dhe Zelanda e RE.
Zelanda e Re prezantoi një pension universal të sheshtë në vitin 1891 dhe e ka ruajtur atë, ndërsa Australia aplikon një skemë të ngjashme. Monitor


TË NGJASHME