HomePolitikë

BE 50 mln euro/ Kryemadhi: Miku i mirë duket në ditët e vështira

Pas lajmit se BE do të ndihmojë Shqipërinë me 50 milionë euro në betejën me koronavirusin, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar me një postim në Facebook.

Kryemadhi shkruan se “miku i mirë, duket në ditë të vështirë”.

“Mirënjohje për bujarinë dhe lidhjen e fortë mes popujve dhe vendeve tona që i bënë ballë edhe sfidave më të mëdha”.

Postimi i plotë:

Miku i mirë duket në ditët e vështira.

SHBA pak ditë më parë dhe sot BE, janë angazhuar me ndihma konkrete për Shqipërinë në përballjen tonë me Covid19.

Mirënjohje për bujarinë dhe lidhjen e fortë mes popujve dhe vendeve tona që i bënë ballë edhe sfidave më të mëdha, si kjo që po përballemi.


TË NGJASHME