HomeSociale

BE, BQE: Regjistrohet rënie e falsifikimit të kartëmonedhave

Numri i kartëmonedhave të falsifikuara që janë tërhequr nga qarkullimi ka rënë në gjysmën e parë të vitit 2019, njoftoi sot Banka Qendrore Europian.

Rreth 251 000 kartëmonedha të falsifikuara janë kapur nga policia, dyqanet dhe bankat, në rënie me 16,6% krahasuar me vitin e kaluar.

Edhe dëmi i shkaktuar nga monedhat e falsifikuara ka rënë në 13,5 milionë euro. Një vit më parë dëmi arrinte në 17,4 milionë euro.

Tags:

TË NGJASHME