HomeLajmi i Fundit

BE e konfirmon se kur nis dialogu Kosovë-Serbi

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano ka njoftuar se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës do të nisë muajin tjetër.

“Si rezultat i bisedimeve të tij, ne mund të njoftojmë se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë në korrik”, tha Peter Stano.

Stano theksoi se BE-ja po vijon angazhimin e saj të plotë në këtë drejtim.

Ai shpjegoi se ende nuk ka një datë specifike, por të dyja palët kanë rënë dakord për vazhdimin e dialogut në Bruksel, dhe se aktualisht janë duke punuar për caktimin e një date.

K.S/GotaNews