HomeRajon

BE i ndalon Maqedonisë së Veriut që të aplikojë për …

Bashkimi Europian ka dalë kundër idesë së aplikimit të vettingut në sistemin gjyqësor të Maqedonisë së Veriut.

Edhe pse për Shqipërinë, BE nxiti realizimin e procesit të vettingut në gjyqësor dhe publikisht deklaron se është një sukses, lëvizjet e kryera në Rajon dëshmojnë për të kundërtën. Shpesh herë kryeministri Rama, është shprehur në mënyrë të vazhdueshme, se ky proces do të shërbejë edhe si model për vendet e tjera të Rajonit.

Megjithatë një gjë e tillë është hedhur poshtë nga ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Samuel Zbogar.

Ambasadori Zbogar u tha për mediat se vettingu duhet të shihet si opsioni i zgjidhjes së fundit, dhe se aktualisht nuk ka nevojë për ta ndërmarrë atë. Ai tha gjithashtu se ky është një vendim që vendi duhet ta marrë vetë. Zbogar njoftoi një projekt të BE-së për të ekzaminuar rastet e nivelit të lartë të korrupsionit në vitin 2020.

Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se Kryeministri Zoran Zaev ka kërkuar që të aplikohet vettingu në gjyqësor sipas modelit të Shqipërisë, por Bashkimi Europian e ka refuzuar këtë kërkesë.

Sipas portalit Republika, një veprim i ngjashëm në Shqipëri rezultoi në deklarimet nga opozita se kryeministri Edi Rama ka mbajtur në detyrë vetëm gjyqtarët dhe prokurorët më besnikë.

Në një intervistë në Nëntor të këtij viti edhe vetë kryeministri Zaev pranoi se BE nuk ka lejuar që të nisë procesi i vetting-ut në drejtësi sipas modelit shqiptar sepse institucionet rrezikonin të mbesnin të paplotësuara.


TË NGJASHME