HomeLajmi i Fundit

BE “lëshon dorën”, i dhuron Kosovës 26.5 milionë euro

Gjatë ditës së sotme Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Europian kanë nëshkruar një kontratë sipas së cilës Kosovës i jepen 26.5 milionë euro, me qëllim që t’i bëjë ballë të gjitha pasojave të pandemisë, të cilat kanë qënë të konsiderueshme në Kosovë.

“Kjo mbështetje e re e BE-së do t’i sigurojë buxhetit të Kosovës fonde shumë të nevojshme për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës së COVID-19 ndaj qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës”, thuhet në një komunikatë të Zyrës së BE-së.

Gjithashtu bëhet e ditur se kjo shumë do t’i akordohet Kosovës përpara fundvitit.

Protagonistët kryesorë të këtij takimi do të ishin ambasadori Szunyog dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të cilët nënshkruan kontratën. Po ashtu kryeministri i Kosovës bëri një zotim sipas të cilit qeveria do të hartojë kritere të qarta dhe masa të targetuara mirë për përdorimin e fondeve.

Pritet që Bashkimi Europian ta mbështesi edhe me tej Kosovën nga ana financiare. BE gjatë muajit korrik ka dhënë një shumë prej 10 milionë eurosh, për mbështetjen e kredisë makro-financiare prej 50 milionë eurosh të paguar në tetor, si dhe ka dhënë edhe fonde të tjera për ndihmë emirgjente për sistemin e kujdesit shëndetësor gjatë këtij viti, çka tregon se BE e ka mbështetur vazhdimisht Kosovën.