HomeRajon

BE nuk hap negociatat me Shqipërinë këtë qershor, ministri gjerman: Do të ndodhë brenda vitit

Shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas, ka deklaruar ditën e djeshme se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do ta kenë të vështirë që të marrin “OK” për hapjen e Negociatave me BE gjatë kohës që presidencën e ka Portugalia.

Kjo shtyrje me sa duket është shkaktuar pikërisht nga bllokada që Bullgaria i ka vendosur Maqedonisë së Veriut. Nëse Maqedonia e Veriut nuk avancon në këtë process atëherë edhe Shqipëria mbetet pas.

Nga takimi i ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit, Maas, u shpreh se presidenca portugeze e BE-së po bën të pamundurën që të zgjidhet ngërçi mes Sofisë dhe Shkupit që të arrihet një marrëveshje dypalëshe.

Megjithatë diplomati gjerman tha se beson që deri në fund të viti Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i hapen Negociatat.

Heiko Maas deklaroi:
“Jemi në dialog të ngushtë me Slloveninë dhe Portugalinë, në kuadër të presidencës treshe të Këshillit të BE-së, por edhe me Komisionin e BE-së, në mënyrë që të krijojmë premisat që me çdo kusht të hapen konferencat e para ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Unë jam optimist se këtë do ta realizojmë, edhe pse është e vështirë dhe po zgjat më shumë se ç’duam“.

Duke folur për Deutsche Welle-s Ministri i Jashtëm gjerman pohoi gjithashtu se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor i plotësojnë kushtet e kërkuara, atëherë nuk kemi përse të ngurrojmë me fillimin e negociatave.


TË NGJASHME