HomePolitikë

BE pranon shtyrjen marrëveshjes së Brexit

Vendet anëtare të BE-së janë dakord për një shtyrje të Brexit përtej 31 tetorit, për të shmangur një largim pa marrëveshje.

“Gjatë mbledhjes së ambasadorëve në Bruksel, të gjithë ishin dakord për nevojën e shtyrjes, për të shmangur një Brexit pa marrëveshje. Kohëzgjatja e shtyrjes vazhdon të jetë në diskutim”, bëri të ditur një burim europian.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk u kishte rekomanduar një ditë më parë vendeve anëtare të BE-së që të pranonin një shtyrje të tretë. Ai e mbrojti këtë alternativë pas një votimi të dytë në parlamentin britanik, i cili pranoi parimin e një marrëveshjeje të re të Brexit, por hodhi poshtë kohëzgjatjen e vendosur nga Boris Johnson për ta miratuar atë.


TË NGJASHME