HomeBotë

BE-së nuk i pëlqeu vendimi i fundit i Amerikës

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani ka komentuar vendimin e SHBA-ve për rivendosjen e sanksioneve ekonomike. Ai e përshkroi si një luftë psikologjike nga ana e Amerikës për të sjellë ndarje mes iranianëve.

Edhe BE është shprehur kundër masave, sanksione të vendosura kundër sektorëve të ndryshëm, më së shumti në tregtinë e naftës.  Ky vendim i marrë nga presidenti amerikan, ndjek atë të tërheqjes nga marrëveshja bërthamore e Iranit.  Marrëveshja e nënshkruar në kohën e Obamës, bëri që Irani të ulte nivelin e aktiviteteve bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.  Por sipas Trump, kjo marrëveshje ishte e njëanshme dhe se presionet e fundit për sanksionet do bëjnë që Irani të mbyllë aktivitetet bërthamore.  Rouhani kritikoi vendimin e Trump, duke thënë se qeveria amerikane i kishte dhënë fund diplomacisë me Iranin.

“Ata duan të fillojnë luftë psikologjike kundër kombit iranian. Negociatat me sanksione nuk kanë kuptim. Ne jemi gjithmonë në favor të diplomacisë dhe bisedimeve … por bisedimet duhet të bazohen në ndershmëri”. Ai gjithashtu akuzoi administratën Trump se po e përdorte Iranin si levë politike përpara zgjedhjeve të nëntorit në Shtetet e Bashkuara. Ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Anglisë dhe Francës lëshuan një deklaratë ku shpreheshin se marrëveshja bërthamore ka rëndësi për sigurinë globale/tiranapost.al


TË NGJASHME