HomePolitikë

BE thërret konferencë të jashtëzakonshme për ngjarjet në Lindjen e Mesme

Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme, ku prej shtatë ditësh ka një konflikt mes Izraelit dhe Palestinës, ka bërë që Bashkimi Europian të thërrasë një konferencë të jashtëzakonshme.

BE do të mbledhë ministrat e Jashtëm të unionit me temë kryesore sulmet në Lindjen e Mesme në të cilin deri tani kanë mbetur qindra viktima.

Lajmi për mbledhjen e jashtëzakonshme është bërë publik nga përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell, përmes një statusi në Twitter.

Borrell shkruan:

“Në funksion të përshkallëzimit të vazhdueshëm të dhunës midis Izraelit dhe Palestinës dhe numrit të papranueshëm të viktimave civile, unë jam duke thirrur një video konferencë të jashtëzakonshme të Ministrave të Jashtëm të BE të Martën. Ne do të koordinojmë dhe diskutojmë se si BE mund të kontribuojë më mirë për t’i dhënë fund dhunës aktuale. ekziston një nevojë urgjente për të adresuar shkaqet thelbësore të konfliktit dhe për të gjetur një rrugë politike, e cila lejon një kthim në negociatat kuptimplote drejt një zgjidhjeje me dy shtete bazuar në parametrat e rënë dakord ndërkombëtarisht.”


TË NGJASHME