HomeShowbiz

Bearti reagon ndaj Teas: Më ke shitur për 3.99 euro

Lajmi se Tea dhe Bearti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre ka bërë bujë në mediat rozë, njësoj si me lidhjen e tyre mbasi dolën nga programi.

Në platformën e re me pagesë të aplikacionit “Përputhen”, aktivizimi i të cilit bëhet kundrejt një pagese prej katër eurove, ajo ka rrëfyer historinë e ndarjes së saj nga Bearti.

Mesa duket, Bearti e ka ndjékur rrëfimin e Teas dhe nuk i ka pëlqyer aspak pasi ka qenë i menjëhershëm reagimi i tij në InstaStory ku është shprehur i zhgënjyer që Tea e ka “shitur për 3.99 euro”.

“Përshëndetje miq. Sapo e ndegjova rrefimin “ekskluziv” te Tea Trifoni-t. Nuk e prita qe me shet per 3.99 euro. Po meqense pate deshire me be publike, cdo histori i ka dy ane. Faji gjithmone mbetet jetim. Tash me as une nuk do qendroj i heshtur, do tregoj edhe une pjesen time. Nuk i dua dramat dhe nuk i dua njerëzit të hynë në privatësinë time. Për këtë arsye kam qëndruar i heshtur jo se nuk di e skam çka me folë. Meqenëse Tea luan kartën e viktimës përsëri edhe me mua. Tani është rradha ime të flas se nuk është ashtu. Se me ke akuzuar per gjera qe s’jan aspak te vogla. Publikisht nuk po me le zgjidhje tjeter dhe sigurisht edhe une do ta mbroj veten” – ka shkruar Bearti.

Bearti i kthehet Teas: Nuk e prita që më shet për 3.99 euro

Kjo kundërpërgjigje duhet të jetë një paralajmërim, krahas së cilës ka shoqëruar një numërim prapa në mesnatën e nesërme, atëherë ku ndoshta ai do të japë versionin e tij të ndarjes nga Tea.


TË NGJASHME