HomeShowbiz

Beatrix Ramosaj, sozia e një prej ikonave të bukurisë

Beatrix Ramosaj është një ndër artistet më të mira shqiptare, jo vetëm për talentin e saj në muzikë, por ajo spikat edhe për bukurinë që ka. 25-vjeçarja nuk ngurron në asnjë moment të publikojë momente të ndryshme nga përditshmëria me familjarët dhe miqtë më të afërt në llogarinë e saj në rrjetet sociale.

Ndërsa së fundmi me anë të një postimi në ‘Instastory’, Ramosaj ka zbuluar sozinë e saj. Bëhet fjalë për aktoren e njohur, Priscilla Presley, e cila duket se ka një ngjashmëri të madhe me këngëtaren shqiptare nëse bashkon një foto të hershme të saj me një foto aktuale të Beatrix.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Beatrix festoi ditëlindjen e saj në një festë private midis miqve më të afërt, ku tërhoqi vëmendjen maksimale ‘look-u’ i saj dhe pamja e kuruar deri në detaje.


TË NGJASHME