HomeShowbiz

Bebe Rexha: “A jam dashuruar më parë me një vajzë? Po.”

Në një intervistë për “Gay Times”, këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka folur për herë të parë për orientimin e saj seksual. Bebe ka pranuar se ka dalë me vajza të famshme në të kaluarën, por tani, këngëtarja shqiptare është në një lidhje me Keyan Safyari.

“A kam dalë në takime më parë me vajza? Po. Dhe të famshme, por unë nuk po i përmend emrat e tyre. A kam rënë në dashuri me një vajzë më parë? Po, por tani, unë jam në një lidhje me një djalë”, tha artistja.

Rexha thotë se tërheqja bazohet tek fakti se kush e inspiron në një kohë të caktuar.

“E vetmja gjë që do të them është se kur jam në një lidhje me një vajze, është thjesht shumë emocionuese”, theksoi Bebe.

Këngëtarja shqiptare e ka mbështetur gjithmonë komunitetin LGBTQ. Kur u pyet në një intervistë vitin e kaluar pse nuk e kishte përcaktuar seksualitetin e saj, ajo u përgjigj: “Unë thjesht dua të gjej dikë që e dua dhe që më do dhe nuk më intereson nëse është një djalë apo vajzë.” 


TË NGJASHME