HomeShowbiz

Bebe Rexha, autore për disa nga hitet më të famshme

Njihej për tekstet e saj e madje edhe po i bënte hite, këngëtarja me origjinë nga Kosova është përgjegjëse për disa nga hitet e tyre më të mëdha dhe tani Bebe Rexha po është në qendër të vëmendjes.

Këngët e  Selena Gomez, Iggy Azalea, Rihanna dhe Eminem ishin disa nga artistat që bashkëpunuan me këngëtaren shqiptare.

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha  ka treguar se me cilët artistë ndërkombëtar ka bashkëpunuar në të kaluarën.

Ajo ka zbuluar se tekstin e parë e ka shkruar në moshën tetëvjeçare gjersa është frymëzuar prej këngëtareve të mëdha skenave botërore.

“Në moshën 14 ose 15-vjeçare. Kam shkruar poezi kur isha tetëvjeçare, por nuk isha e formuar mirë deri në shkollën e mesme. Kam luajtur borinë dhe gjithmonë ishte përfshirë në muzikë, ku jam frymëzuar nga Christina Aguilera, Britney Spears, Fëmija i Destiny, Beyonce, Tracy Chapman, Alanis Morissette, Madonna dhe Cher”, ka treguar bukuroshja jonë për revistën Marie Claire.

Biondina më tutje ka pohuar se “Më pëlqejnë gratë e fuqishme, të cilët kanë diçka për të thënë dhe janë të paepura”.

Shqiptarja 29-vjeçare ndër të tjerash pohoi se nuk e ka problem që t’i menaxhojë mbi shtatë milionë ndjekës në rrjetet sociale.

Ndryshe, Bebe është duke punuar në projekte të reja muzikore pas asaj që e publikoi kohët e fundit, “Last Hurrah”, i cili deri më tani është shikuar mbi 50 milionë herë në YouTube.


TË NGJASHME