HomeShowbiz

Bebe Rexha do një djalë shqiptar, por ka një problem!

Në fillim të kësaj jave, Bebe Rexha vizitoi Shqipërinë për të përmbushur misionin që premtoi publikisht. Të ndihmonte të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kur misioni u krye, pak para se të largohej, këngëtarja foli gjatë për vendin e saj të origjinës, zakonet e ruajtura apo rikthimin në Shqipëri.

E ftuar në emisionin “Lart e Poshtë” Bebe shprehu një nga dëshirat e saj! Rexha do një burrë shqiptar dhe një dasmë të madhe, shumë të madhe!

“Unë e dua shumë vendin tim, prandaj dua të gjej një djalë shqiptar, por që është shumë e vështirë në Amerikë. Gjithashtu dua një dasmë që zgjat 5 ditë, me lodra e tupanë.”-u shpreh Bebe, që, nisur nga ditët e dasmës mund ta imagjinojmë që tani për çfarë e ka fjalën.

Dhe meqë në Amerikë vështirë se i rastis të takojë burra shqiptarë, mund të shkojnë shqiptarët tek ajo!


TË NGJASHME