HomeShowbiz

Bebe Rexha do të performojë në ngjarjen vjetore të modës së Victoria’s Secret

Çdo dhjetor, bëhet sfilata spektakolare e ‘engjëjve’ të “Victoria’s Secret” dhe  kanë filluar përgatitjet për këtë ngjarje të madhe të modës.

E pjesë e kësaj ngjarje vjetore janë edhe personalitete të ndryshme botërore pos modeleve që do të sfilojnë në pistat e modës.

Një prej tyre që do të jetë prezente në këtë gala mbrëmje është edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.

Ajo përmes llogarisë personale në Instagram ka zbuluar se do të këndojë disa këngë gjatë kësaj ngjarje madhështore.

“Qëllojani se kush do të performojë në Victoria’s Secret Fashion show?!? Jam aq shumë e entuziazmuar sa që nuk di se si të veprojë me vetveten”, ka shkruar ndër të tjerash në rrjetet sociale, Rexha.

Gjithashtu edhe Rita Ora ka konfirmuar se do të jetë pjesë e një nga shfaqjeve të “Victoria Secret”, në dhjetor të këtij viti.


TË NGJASHME