HomeShowbiz

Bebe Rexha duket tërheqëse në kostum të bardhë dhe rrëmben vëmendjen me flokët

Artistja Bebe Rexha e dëshmoi edhe njëherë se është plot stil, teksa u prezantua në Mbrëmjen e Çmimet e Shoqatës së Biznesit të Muzikës dhe në Darkën e Famës të martën.

Bebe Rexha (Foto: Jason Kempin/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja 29-vjeçare dukej elegante në një kostum të bardhë në Nashville, Tennessee, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Këngëtarja e hitit “Meant to Be” rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve, ndërsa u duk mjaft elegante.

Bebe Rexha (Foto: Jason Kempin/Getty Images/Guliver)

Veshja vinte në pah linjat e saj atraktive, ndërsa këngëtarja shqiptare e kishte kombinuar kostumin me aksesorë të arit që i përshtateshin mjaft mirë.

Ndryshimi i flokëve të saj nga bionde në ngjyrën rozë, ka bërë që që gjithashtu dukja e saj të bie më tepër në sy, gjersa kapelja e kaubojseve në kokë e bëri edhe më tërheqëse.

Bebe Rexha (Foto: Jason Kempin/Getty Images/Guliver)

Përndryshe, projekti i fundit muzikor që këngëtarja solli ishte kënga “The girl in the mirror”, që erdhi si kolona zanore e filmit të animuar “Ugly Dolls”.


TË NGJASHME