HomeShowbiz

Bebe Rexha gatuan për ‘Vogue’ pjatën tradicionale shqiptare, fasulen

Dhe pse është një nga këngëtaret shqiptare që ka arritur të ketë sukses në botë, Bebe Rexha vazhdon të jetë me këmbë në tokë duke mos u ndikuar nga fama. Bebe shpesh herë poston në profilin e saj të Instagramit gjërat që e lidhin me Shqipërinë mirëpo nuk e kishim menduar ndonjëherë se ajo do tregonte për revistën më të famshme në botë, pjatën tradicionale shqiptare, fasulen.
Në në një intervistë për “British Vogue” Bebe tregon se në shtëpinë e saj ka gatuar një pjatë tipike shqiptare, fasulen.

Të qenit në karantinë më ka bërë të jem më afër familjes time. Çfarë bëj unë nën karatinë, rri në shtëpi dhe gatuaj ushqimet e preferuara me shokun tim më të mirë, vëllain tim, Flo Rexha”- tregon këngëtarja e njohur.

Falë kësaj interviste ne kishim mundësinë dhe të njiheshim me shtëpinë e Bebes që duhet thënë se është një mrekulli.


TË NGJASHME