HomeShowbiz

Bebe Rexha gjen varsen që kishte humbur në aeroport

Këngëtares shqiptare Bebe Rexha para disa javësh i ka humbur një varse e veçantë në aeroport.

Dikush ia ka vjedhur asaj varsen me emrin e saj “Bebe”, të cilin e mbante pothuajse në çdo vend me vete.

“Zemra më është thyer. Dikush në aeroporti më vodhi gjerdanin Bebe. Nëse dikush e sheh tek vendoset në shitje në internet, ju lutem të më njoftoni. Mos e blini”, ka shkruar Bebe, i kishte njoftuar ajo ndjekësit nëpërmjet llogarisë së saj në Twitter.

Tani Bebe ka reaguar sërish nëpërmjet  një postimi, mirëpo kësaj radhe lajmi është i gëzueshëm.

Nëpërmjet publikimit të një foto në Instagram ajo ka treguar se tashmë e ka gjetur varsen.

“E gjeta varësen time Bebe”, ka shkruar ndër të tjerash 27-vjeçarja në llogarinë personale në Instagram.

 


TË NGJASHME