HomeShowbiz

Bebe Rexha kërkon drejtësi për vrasjen e George Floyd: Askush s’duhet të vritet për shkak të ngjyrës së tij

Vrasja që iu bë afro amerikanit, George Floyd ka shkaktuar reagime të shumta në botë, nga njerëz të thjeshtë si edhe nga personalitete të njohura.
Këngëtaret shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe Dua Lipa reaguan gjithashtu përmes rrjeteve sociale, duke kërkuar drejtësi për Floyd dhe gjithë njerëzit e tjerë që diskriminohen.

E një reagim publik e ka bërë edhe artistja tjetër shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, e cila përmes një postimi në rrjetet socilae ka shpërndarë peticionin online, ku po kërkohen nënshkrime për të kërkuar drejtësi për rastin në fjalë.

“Askush nuk duhet të ndihet i pasigurt në këtë vend. Askush nuk duhet të vritet për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij. Ajo që ndodhi me George Floyd dhe shumë të tjerë është e papranueshme. Dërgo tekstin ‘FLOYD’ në 55156. Nënshkruaju peticionin. Kjo duhet të ndryshojë”, ka qenë thirrja e 30-vjeçares.

Polici që shkaktoi vdekjen e Floyd është arrestuar dhe është akuzuar për vrasje me paramendim të grades së tretë.


TË NGJASHME