HomeShowbiz

Bebe Rexha në gjendje të keqe shëndetësore, fotoja e fundit i tregon të gjitha

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të preferuara për të gjithë publikun anë e mbanë botës, po ashtu dhe suksesi i saj po rritet çdo ditë e më shumë.

Para rreth 2 muajsh këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha deklaroi publikisht se vuan nga çrregullimi bipolar (është një sëmundje e rëndë mendore që konsiston në luhatje të papritura të humorit).

“Për një kohë super të gjatë unë nuk e kuptoja se përse ndihesha aq e sëmurë. Përse ndjeja pafuqi që më bënin që të mos dëshiroja të dilja nga shtëpia ose të rrethohesha nga njerëz dhe përse ndjeja super energji që nuk më lejonin që të flija gjumë, që nuk më lejonin të ndaloja së punuari ose të bëri muzikë. Tani e di pse! Unë jam bipolare dhe s’kam më turp ta them! Kjo është e gjitha. Ky album i radhës do të jetë albumi më i preferuar sepse unë nuk do fsheh asgjë. Ju dua të gjithëve shumë dhe shpresoj që të më pranoni mua siç jam. Nuk dua që juve t’ju vijë keq. Thjesht dua të më pranoni. Kjo është e gjitha. Ju dua”, shkruante këngëtarja.

Por para pak orësh, Bebe ka publikuar një foto në Insta Story ku shfaqet duke qarë dhe gjendja e saj shëndetësore duket vërtet shqetësuese.


TË NGJASHME