HomeShowbiz

Bebe Rexha nominohet në kategorinë “Best Song” të çmimeve MTV EMA

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja jonë ka marrë edhe një lajm të mirë sa i përket karrierës muzikore në arenën e huaj.

Ajo është nominuar në një kategori të edicionit të sivjetmë të “MTV EMA”.

Rexha mund të dal triumfuese në kategorinë e këngës më të mirë të viti me hitin  “Meant To Be”, të cilën e soli në bashkëpunim me Florida Georgia Line.

Theksojmë se kënga e lartpërmendur  deri më tani është shikuar mbi 607 milionë herë në YouTube.

Së fundi, 29-vjeçarja ka pasur një performancë të jashtëzakonshme në show-n televiziv të moderatorit “Jimmy Kimmel Live”./telegraf


TË NGJASHME