HomeShowbiz

Bebe Rexha pëson sulm gjatë koncertit

Bebe Rexha është një nga këngëtaret më të dashura jo vetëm për shqiptarët por edhe për publikun ndërkombëtar.

Së fundmi, këngëtarja ka mbajtur koncert në San Francisko në kuadër të turneut të saj botëror “Happiness Begins Tour”.

Bebe kishte pësuar një sulm të astmës dhe përkundër kësaj ajo nuk ndali së performuari.

Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtarja me një postim të publikuar në Instagram.

“Në këtë pikë të performancës unë isha duke pësuar një sulm të plotë të astmës së shkaktuar nga një reaksion alergjik. Unë isha duke u mbushur me ajër, por nuk doja të ndaloja performancën sepse doja t’ju jepja shfaqjen që e meritonit. Faleminderit San Fran, ju jeni gjithmonë të mirë për mua dhe tani unë ndihem më mirë”. ka shkruar Bebe Rexha.


TË NGJASHME